Sherr mes nxënësve në Durrës/ Njëri prej tyre goditet me thikë në qafë
Një sherr ka ndodhur mes nxenësve mëngjesin e kësaj të premteje në shkollën 9-vjeçare në Shën Vlash.
Sipas burimeve, mësohet se janë përdorur thika dhe mjete të forta. Një nga nxënësit e perfshirë në sherr ka mbetur i plagosur me thikë në qafë.
I dëmtuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit. Ndërsa policia ka shoqëruar disa nxënës te klasës së 9-te, të përfshirë në sherr.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, në shkollën e fshatin Shënavlash, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin disa nxënës të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç. Me ndërhyrjen e mënjehershme të oficerit të sigurisë dhe stafit pedagogjik, është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit. Nga konflikti është dëmtuar lehtë një 15-vjeçar.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në ambientet e shkollës dhe i kanë shoqëruar të miturit në ambientet e Komiariatit të Policisë, për veprime të mëtejshme.
Të gjitha veprimet po kryhen në drejtimin e Prokurorisë, në prani të psikologut, përfaqësuesit ligjor, oficerit të sigurisë, përfaqësuesit të stafit pedagogjik dhe prindërve të nxënësve.