Real Madrid-Barcelona, formacionet zyrtare me mungesa të mëdha

Në “Santiago Bernabeu” në orën 23:00 do të luhet ndeshja e kthimit e Superkupës së Spanjës mes Real Madridit dhe Barcelonës, shkruan SYRI.net.

Takimi i parë i luajtur të dielën në mbrëmje përfundoi 3-1 për madrilenët, të cilët duhet të ruajnë avantazhin para tifozërisë së tyre.

Nga ana tjetër, Barcelona do të kërkojë përmbysjen e madhe, teksa të dy ekipet janë tashmë gati për supersfidën që pritet me interes nga e gjithë bota.

Formacionet

Real Madridi: Navas, Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo;, Kovacic, Kroos, Modric, Asensio, Benzema, Vazquez

Barcelona: Ter Stegen, Semedo, Pique, Umtiti, Alba, Rakitic, Busquets, Denis, Deulofeu, Suarez, Messi