Balla ofendon rëndë Albana Vokshin - Ndërhyn Peleshi, telefonon deputeten demokrate...

Vijojnë debatet e nxehta në Kuvend. Deputetët e PD-së kërkojnë përjashtimin e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili ofendoi rëndë deputetes Albana Vokshi.

Ndërkohë kryetari i  Kuvendit refuzonte ta përjashtonte Ballën e mori në mbrojtje dhe u përpoq ta relativizonte ofendimin e rëndë ndërsa i hoqi të drejtën e fjalës deputetit Balliu. Ndërkohë Strazimiri zbuloi se Peleshi kishte marrë në telefon Vokshin për të sheshuar situatën

Besart Xhaferri: Jemi përballë një mashtrim. Me justifikimin e tij Balla tha se 0900 është numër i BE-së. Është 0800 numri i BE-së.. Në BE 0900 përdoret për argëtim erotic. Kjo është e vërteta. Ju jeni i paburrë që nuk e përjashtoni atë.

Niko Peleshi i drejtohet Klevis Balliut:  Zoti Balliu ju nuk mund ta merrni fjalën se keni shkatërruar pronën e përbashkët dhe nuk keni të drejtë fjale. Keni marrë masë sipas rregullores. Ju heq të drejtën e fjalës.

Gent Strazimiri: Ke mungesë kurajoje. E dëgjove e pe. Ai duhet të dalë tani nga salla jo të marrësh në telefon Albana Vokshin hajde të sqarojmë atje.

Niko Peleshi: Unë jam I interesuar për të sheshuar situatën. Do ta marr në telefon. Nuk ka masë automatike nxjerrje jashtë se po të ishte kështu Zoti Balliu nuk do të ishte këtu. Nuk mund të jepet masa e përjashtimit e menjëhershme.

Gent Strazimiri: Do ishte burrërore dhe e ndershme t’i jepnit vërejte menjëherë e të përjashtonit.

Balla më pas kërkoi ndërprejen e diskutimeve e kaloi në votim.