Paburrëria e Ballës, Pasi ofendoi rëndë Vokshin, mashtron sërish... 0900 është numri i BE-së

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla tregoi hapur paburrërinë e tij sot në kuvend ku ofendoi rëndë deputeten demokrate Albana Vokshi duke iu drejtuar se për të kishte numrin '0900'.

Deklarata ngjalli reagimin dhe indinjatën e deputetëve demokratë. Ndërsa Balla duke tentuar të mbulojë diellin me shoshë, u shpreh se, numri 0900 është numri i BE-së për ata që mund të marrin informacion.

"Ja ku e keni numrin me 0900 të Bashkimit Europian ku çdo qytetar i Bashkimit Europian merr informacion për vendimmarrjen në Bashkimin Europian"

 Por në fakt edhe këtu Taulant Balla mashtroi, pasi Bashkimi Europian ka një numër që nis me 00800, siç mund ta shikoni dhe në foto.

Ja si gënjeu Taulant Balla:

Kush ka kush ka nevojë të marrë informacion mbi Bashkimin Europian ka një numër ‘green line’ ku ti mund të marrësh informacion për vendimmarrjen e Bashkimit Europian. Sa i përket keqinformimit nëse kolegia Vokshi, ndihet e fyer unë i kërkoj ndjesë. Por nuk ka asnjë... isha duke folur për reformën në Bashkimin Europian.

Ja ku e keni numrin me 0900 të Bashkimit Europian ku çdo qytetar i Bashkimit Europian merr informacion për vendimmarrjen në Bashkimin Europian.

Kush do që ta përdorë këtë situatë për të nxitur protestat, për të frymëzuar dështimin e protestave le ta marrë.