Fyeu Albana Vokshin, Balliu përplaset me Taulant Ballën, Peleshi merr sinjalin i del në mbrojtje kreut të grupit PS
Deputetët e PD-së kanë këmbëngulur për të nxjerrë jashtë kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i cili, pas ofendimit të deputetes demokrate Albana Vokshi ka tentuar të vijojë normalisht seancën për të mbajtur fjalën.
E ndërsa Kryetari i Kuvendit ka mbrojtur Ballën, është përplasur verbalisht me deputetët e PD-së.
‘Nuk të marr leje ty kujt i jap fjalën’ i tha Peleshi Bardhit.
Ndërkohë Balla për të shfajësuar veten tha se nuk është fyerje bëhet fjalë për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi BE. Por dhe këtu gënjeu.
Klevis Balliu duke kërkuar largimin e tij i tërhoqi mikrofonin. Menjëherë ndërhyri garda për ta larguar Balliun.
Peleshi i doli në mbrojtje.
“Zoti Bardhi mua mos mu hakërre ashtu. Fjalori që keni përdorur ju këtu nuk ka as të krahasuar. Mos më trego gishtin”
Pasi mori sinjalin e Ballës për të mbyllur seancën, Peleshi e ndërpreu.