Lufta në Lindjen e Mesme, shtyhet ndeshja në Arabinë Saudite

Konflikti i vazhdueshëm në Lindjen e Mesme ka sjellë anulimin e ndeshjes së parë në Saudi Pro League. Organizatorët e kampionatit njoftuan përmes faqes zyrtare se ndeshja midis Al Kholood dhe Al Qadsiah, ku luan edhe futbollisti argjentinas Mateo Retegui, e vlefshme për javën e 25-të të Roshn Saudi League, u shty për shkak të anulimit të fluturimit të skuadrës së Al Qadsiah për në Qassim.

Ndeshja duhej të zhvillohej në qytetin e Al-Rass, pranë kufirit me Irakun dhe Kuvajtin. Aktualisht, ajo është riprogramuar për të shtunën, më 7 mars 2026, në orën 22:00, sipas njoftimit të Saudi League. Organizatorët paralajmërojnë se çdo përditësim tjetër do të shpallet përmes kanaleve zyrtare.

Nuk përjashtohet mundësia e pezullimit të tërë kampionatit, duke ndjekur rekomandimet e Asian Football Confederation (AFC), e cila ka pezulluar tashmë edhe Champions League-n aziatike për shkak të shpërthimit të luftës.