NATO: Raketa iraniane synonte Turqinë para se të goditej

NATO konfirmoi të enjten se një raketë balistike e nisur nga Irani kishte synuar Turqinë para se të neutralizohej. Një zëdhënës i aleancës, Martin O'Donnell, u pyet nëse raketa ishte drejtuar qëllimisht ndaj zonave në Turqi dhe ai përgjigj: “Po”, duke iu referuar reagimit zyrtar të NATO-s ndaj incidentit të mërkurën.

Në një deklaratë paraprake, zëdhënësja Allison Hart theksoi se aleanca dënon “synimin e Iranit” ndaj Turqisë.

O'Donnell nuk dha detaje të mëtejshme për objektivin e raketës, duke cituar arsye sigurie: “Do të heq dorë nga dhënia e informacionit shtesë që mund të ndikojë në sigurinë ose mbrojtjen e forcave,” tha ai.

Më herët të enjten, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se sistemet mbrojtëse të NATO-s kishin interceptuar dhe neutralizuar “një raketë balistike të nisur nga Irani dhe e zbuluar në drejtim të Turqisë”, pa dhënë detaje të tjera.