Stadiumi ‘Azadi’ në Teheran shkatërrohet nga sulmet me raketa të Izraelit

Stadiumi ‘Azadi’, në kryeqyetin e Iranit, Teheran, u dëmtua nga sulme të kryera të enjten, më 5 mars, sipas raportimeve të Iran International. Sipas të njëjtave burime, Republika Islamike përdorte disa stadiume dhe palestra në qytete të ndryshme si pika mbledhjeje dhe vendosjeje për forcat ushtarake dhe ato të sigurisë, për të mbrojtur trupat, pajisjet dhe automjetet nga sulmet.

Pamjet, të publikuara nga Qeveria e Republikës Islamike të Iranit, tregojnë dëmtimet në kompleksin e stadiumit. Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit publikoi një foto të dëmtimeve në X, duke theksuar se stadiumi po përdorej nga “forcat shtypëse” të regjimit iranian.