S’kishin dokumentacion shoqërues, bllokohen 1.5 tonë çokollata në Kapshticë
Drejtoria e Antikontrabandës ka bllokuar një automjet të ngarkuar me 1,5 tonë çokollata, i cili kaloi në degën doganore të Kapshticës pa kryer deklarim doganor dhe pa dokumentacion mbi produktin.
Sipas autoriteteve, malli ka mundësi të ishte futur ilegalisht në treg.
Pas kontrollit të plotë të mjetit, u konstatuan 566 kuti me çokollata, me peshë totale rreth 1.500 kg, të cilat më pas do të shpërndaheshin në treg.
Organet hetimore doganore po vijojnë punën për procedimin penal ndaj përgjegjësve në organet kompetente.