Aksident në aksin Shkodër–Muriqan, plagoset drejtuesi motomjetit
Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan”, një automjet u përplas me një motomjet, ku si pasojë u dëmtua drejtuesi i motomjetit, 66-vjeçari M. H., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, I. B., është shoqëruar për veprime të mëtejshme, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan”, automjeti me drejtues shtetasin I. B. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. H., 66 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi M. H., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi I. B., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.