Aksident në Morinë- Kukës, makina del nga rruga e përplaset me murin mbajtës të autostradës

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin Morinë–Kukës, pranë fshatit Përbreg.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbajtës të autostradës, duke rënë nga një lartësi.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulanca, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit të ndodhur rreth orës 17:00. Deri më tani nuk dihet për personat që udhëtonin në makinë.