Vëllai i Khedira-s zgjedh Tunizinë, zyrtare ndryshimi i kombësisë

Rani Khedira, vëllai i ish-lojtarit të Sami Khedira-s, ka vendosur të përfaqësojë Tunizinë në rang kombëtaresh, duke bërë zyrtar ndryshimin e kombësisë. Ky lajm është konfirmuar nga faqja zyrtare e FIFA, e cila publikoi listën e lojtarëve që kanë vendosur të ndryshojnë kombësinë.

Mesfushori i Union Berlinit është një përforcim i rëndësishëm për Kombëtaren e Tunizisë për Botërorin në Amerikën e Veriut. I lindur më 27 janar 1994 në Stuttgart, Rani Khedira ka përfaqësuar kombëtaret gjermane të të rinjve deri në kategorinë Under-19, por nuk është thirrur kurrë nga përfaqësuesja e madhe.

Gjatë këtij sezoni, ai ka regjistruar 26 paraqitje me skuadrën e tij, duke shënuar 5 gola dhe pritet të odrojë eksperiencën dhe energjinë e tij në radhët e “Shqiponjave të Kartagjenës”.