Vlorë/ I vodhi me dhunë varësen dhe telefonin turistes së huaj, identifikohet autori i dyshuar
Mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Vlorës, një shtetas u bë viktimë e një vjedhjeje me dhunë, gjatë së cilës iu mor një varëse dhe aparati celular.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera u bë i mundur identifikimi dhe dokumentimi i autorësisë së ngjarjes.
Për këtë rast është identifikuar si autor i dyshuar shtetasi M.A., 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin S.H., 32 vjeç, banues në fshatin Vashtermi, Korçë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Më datë 05.03.2026, si rezultat i veprimeve intensive policore dhe hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, bënë të mundur identifikimin dhe dokumentimin e autorsisë të vjedhjes me dhunë të varëses dhe aparatit telefonik një shtetase mbremjen e djeshme. Autori i dyshuar, shtetasi M.A., 25 vjeç, banues në Vlorë, u shpall në kërkim dhe vazhdon puna për kapjen e tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori pasi dy shtetas të mitur, në lagjen “Sinan Ballaci”, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Gjatë konfliktit, njëri prej tyre është goditur me mjet prerës dhe pasi mori ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, u largua për në banesë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ndaj shtetasit H.M., 47 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 3.72 gramësh lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa .
Më datë 04.03.2026, rreth orës 16:30, në lagjen “Lef Sallata”, në banesën e saj është gjetur e pajetë shtetasja M.H., 65 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.