SYRI TV/ Votohen ministrat e rinj të Edi Ramës, tensione në seancën plenare
Mazhoranca miratoi në mes të tensioneve dhe debateve, dekretet e presidentit për shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj. Tensionet në seancë plenare, nisën, pasi kryeparlemanetari Niko Peleshi i mohoi fjalën lideri të opozitës Sali Beridha, i cili ministrat i rinj i cilësoi si klone të Belinda Ballukut dhe paralajmëroi se edhe ata do kenë të njëjtën fat.
Syri TV
Mes tensioneve dhe debateve ne parlament, mazhoranca miratoi me urgjencë, ndryshimet e Edi Ramës në kabinetin qeveritar. Shkarkimi i Belinda Ballukut dhe votimi i ministrave të rinj, miratuan që në nisje te seancës plenare, me opozitën, që protestoi në foltoren e kuvendit, pasi kryeparlamnetari Niko Peleshi i mohoi fjalën liderit të Partisë Demokratike.
Por pavarësisht mohimit të fjalës, Berisha gjeti mundësitë për të komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar duke i cilësuar ministrat e rinj, si klone të Belinda Ballukut.
Ndryshimet në qeveri, nxorën në pah edhe përplasjet brenda Partisë Socialiste. Elisa Spiropali, thumboi hapur kryeministrin Edi Rama, për largimin e saj nga qeveria, duke u përfshirë në replika me liderin e opozitës, i cili e kishte paralajmëruar shkarkimin e saj.
Pasi votimit në parlament ministrat e rinj të propozuar pritet të bëjnë ditën e premte betimin para Presidentit për të nisur më pas zyrtarisht detyrën.