VIDEO/ Momenti i grabitjes së pikës së këmbimit valutor në Tiranë - FOTO-ja e grabitësit

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e kësaj të ënjtjeje në një pikë të këmbimit valutor në një qendër tregtare ne rrugën 5 maji në Tiranë,

Sipas policisë, autori nën kërcënimin e pistoletës arriti që të marrë një shumë parash dhe më pas u largua.

Syri tv ka siguruar pamjet e grabitjes dhe të autorit të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë.

Njoftimi i plocisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.