Shtyhet seanca ndaj Ilir Metës në GJKKO, gjykata cakton datën 12 mars

Seanca gjyqësore ndaj Ilir Meta dhe të pandehurve të tjerë është shtyrë për më 12 mars për shkak të mungesës së avokatëve të Pirro Xhixhos.

Ish-presidenti Meta ishte i pranishëm në seancën e zhvilluar këtë të enjte në gjykatë.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme u përfaqësua nga Altin Dumani. Gjykata vendosi që shqyrtimi i çështjes të vijojë në seancën e radhës më 12 mars.