‘Më vjen keq se i doli fjala Berishës’/ Kreu i PD - Spiropalit: Viktima më e merituara e Lubisë! E ke nga vetja…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së ish-ministres së Jashtme në Kuvend, Elisa Spiropali, e cila u shpreh se për shkarkimin e saj, e vetmja gjë që i kishte ardhur keq, ishte se i kishte dalë fjala kreut të opozitës.
Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Berisha theksoi se Spiropali është viktima e merituar e Belinda Ballukut dhe se shkarkimin e ka nga vetja, pasi mendoi se do i zinte vendin si zëvendëskryeministre.
Berisha: Je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara.
Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korba e zezë, në fakt aty afër ishte, ti na vije si nuse këtu, e veshur me të bardha, me të gjitha aksesorët.
Pse çfarë kujton ti se bar hante Lubia?
Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha, jo, e ke nga vetja jote, se jo që nuk e mbroje, përkundrazi gëzoheshe se tani do bëheshe ti zëvendëskryeministre, nuk ta priste mendja se ishte kjo tjetra, kloni i Lubisë.
Ja ku e ke klonin!
Ti ke probleme të mëdha në shkenca.
Kjo është kloni.
Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha atë, se për Sali Berishën, Edi Rama të lartësonte njëlloj siç lartësoi këtë klonin e Lubisë, por e ke nga vetja jote se more përpjetë ti.
Iku Lubia, the tani, ja shiheni, unë do jem Lubia juaj tani, u thoshte kjo.
Dhe këta të dhanë atë që meritove.