Ligji i PL për çmimin e naftës, provë se kush është me oligarkët dhe kush me popullin!
Nga Petrit Vasili
Projektligji i Partia e Lirisë për uljen e çmimit të karburanteve, duke hequr dy taksa, është një veprim konkret për të ndihmuar qytetarët shqiptarë dhe familjet e tyre.
Sot koha e fjalëve të bukura dhe demagogjive ka mbaruar dhe veprimet janë ato që qytetari shqiptar i ndjen në buxhetin e familjes së tij.
Është i njohur dhe i pranishëm lobimi brenda politikës nga oligarkët e karburanteve.
Është i njohur edhe presioni i tyre, me të gjitha format, për të mbajtur monopolin e çmimit të karburanteve.
Është e njohur që, edhe në saje të kësaj influence mbi politikën, shqiptarët kanë çmime shumë më të larta se në Kosova dhe Maqedonia e Veriut, megjithëse depozitat e naftës janë në Shqipëria.
Ndaj votimi i projektligjit të Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të karburanteve është një test dhe provë e fortë për politikën shqiptare.
Është shumë e qartë se kush nuk e voton apo i shmanget votimit të këtij ligji është i rreshtuar në krah të oligarkëve të karburanteve dhe kundër qytetarëve.
Të presim e të shohim!