Qatar Airways fillon transportimin e shtetasve të huaj nga Omani

Kompania ajrore Qatar Airways njoftoi sot se aeroplanët e saj do të fillojnë transportimin e qytetarëve të huaj nga Omani, i bllokuar për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, drejt Amsterdamit, Berlinit, Kopenhagenit, Londrës, Madridit dhe Romës.

Thuhet se bëhet fjalë për një numër të kufizuar fluturimesh.

Qatar Airways do të fluturojë gjithashtu nga Riadi në Frankfurt, raporton AP.

Hapësira ajrore e Katarit është e mbyllur për shkak të sulmeve iraniane.

Ministri i Punëve të Jashtme të Omanit, Badr Al Busaidi, u tha të huajve që të diskutojnë organizimin e fluturimeve ajrore nga Lindja e Mesme me qeveritë e vendeve të tyre.

'Për këdo që shpreson të kthehet në shtëpi nga zona e Gjirit Persik, dua t'ju them se po bashkëpunojmë me qeveritë tuaja dhe linjat ajrore ndërkombëtare për të organizuar fluturime. Këtu nënkuptojmë gjithçka, çdo pasaportë që mund të keni.

Qytetarët e të gjitha vendeve kanë të drejtë njerëzore për siguri. Njerëzit janë të rëndësishëm. Le ta ndalojmë luftën',- tha Al Busaidi.