Grabitet turistja në Vlorë, i riu i merr me forcë nga qafa varësen e floririt
Një turiste e huaj ka rënë pre e një grabitjeje mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Lungomares në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, një i ri i është afruar turistes dhe i ka marrë me forcë nga qafa varësen e floririt.
Menjëherë pas grabitjes, autori është larguar me vrap nga vendngjarja.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur kontrollet për kapjen e autorit.
Sipas burimeve policore, personi i dyshuar është identifikuar dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e tij.