FOTO - VIDEO e grabitësit/ Me armë në dorë vodhi një pikë të këmbimit valutor në Tiranë
Një pikë e këmbimit valutor në zonën e 5 Majit është grabitur pak më parë.
Një person me armë ka hyrë brenda pikës dhe nën kërcënim ka marrë një shumë parash dhe është larguar.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa akoma nuk dihet shuma që ka marrë.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.