Rritja e çmimeve/ Ribaj: Paniku artificial mund të godasë ekonominë shqiptare

Lëvizjet e fundit në tregjet ndërkombëtare të naftës kanë ndezur alarmin për një rritje të mundshme të çmimeve, duke shkaktuar reagime të ndryshme në mbarë botën. Ndërsa fuqitë e mëdha sigurojnë vazhdimësinë e tregtisë, në Shqipëri situata përkthehet në një klimë pasigurie.

Këtë situatë, pedagogu Artur Ribaj e analizon se si një krizë globale mund të gjenerojë ‘panik artificial’ në tregun vendas dhe paralajmëron për një efekt zinxhir që rrezikon të fusë ekonominë në një spirale të vështirë. Sipas tij, edhe pse Shqipëria nuk preket drejtpërdrejt nga bllokimet e mundshme të kanaleve tregtare, pasojat janë të pashmangshme. Ndikimi vjen në mënyrë indirekte, përmes furnitorëve ndërkombëtarë, të cilët do të reflektojnë çdo rritje kostoje.

ARTUR RIBAJ: Është, është e vërtetë. Normalisht duke qenë se këto janë commodities, produkte të tregtuara në bursë, jo vetëm nafta, por dhe të tjera produkte, atëherë automatikisht bursat reagojnë sepse ato shiten dhe blihen si të tilla. Dhe ekziston frika dhe mungesa e furnizimit në treg të tyre. Dhe një prej blerësve potencial më të mëdhenj, Kina, India dhe të tjera vende, e ndjejnë dhe mund të reagojnë menjëherë për të blerë, për të siguruar nëse vërtet do të kishte një bllokim të tillë të kanalit. Por deklarata e presidentit Trump dhe e autoriteteve të tjera të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e kështu me radhë, absolutisht gjithmonë reagojnë dhe prandaj themi që mesazhi është shumë i rëndësishëm e drejtuesve të mëdhenj të shteteve, të vendeve apo dhe të ekonomisë sonë.

Kjo është e sigurt. Ndoshta, gjithashtu edhe unë do të thoja dhe deklarata e autoritetit të konkurencës përsëri është perplekse për hapësirat që lejon, sepse thotë që nëse do të ketë një ecuri me çmimin e bursës. Ndërkohë që ne duhet të dimë që duhet të ketë rezerva, të cilat të paktën duhet të sigurojnë këtë qëndrueshmëri për të kaluar këtë situatë paniku, që nuk i intereson askujt, asnjë prej tregtarëve, konsumatorëve absolutisht gjithmonë e më shumë, apo dhe pakënaqësive të krijuara në popullatë. Megjithatë, parashikojmë që dhe në këtë rast bëjmë sikur për të qenë aty prezent. Por nga ana tjetër, kjo është një gjë, lajm shumë i mirë që kanali funksionon dhe vijon tregtia, pasi efektet ekonomike janë ato që ne na kushtojnë të gjithëve, në fund të fare, të cilat do të rëndojnë shpenzimet tona, të cilat do të fusin pastaj ekonominë në një spirale që do të krijojë shumë probleme të mëdha. Kjo, jo të drejtpërdrejta për Shqipërinë, por indirekt përmes atyre që ne na furnizojnë, duke rritur pastaj një kosto dhe çmimin e produkteve të importit që ne kemi në Shqipëri, sepse e dimë se çfarë prodhojmë.