Grabitet me armë dyqani i valutës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në kryeqytet këtë të enjte

Një dyqan i këmbimit valutor në lagjen “5 Maji” në Tiranë është grabitur nën kërcënimin e armëve.

Burimet bëjnë të ditur se grabitësi është larguar me vrap dhe ka hequr kapuçin tek shkallët jashtë qendrës tregtare "Concord Centre".

Autori dyshohet ka qenë i vetëm, dhe pasi ka marrë shumën e parave është larguar.