'Konferenca Ndërkombëtare e Dhimbjes në Shqipëri'/ Dr.Seferi: Jo thjesht një simptomë, por një sëmundje më vete
Në një kohë kur diskursi publik mbi shëndetësinë në Shqipëri shpesh lëkundet mes dy ekstremeve, një iniciativë e re mjekësore synon të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si trajtohet një nga shqetësimet më të përhapura njerëzore: dhimbja. Dr. Indrit Seferi, një nga protagonistët Konferencës Ndërkombëtare të Dhimbjes, shpjegon se dhimbja nuk duhet parë më si një simptomë dytësore, por si një sëmundje më vete që kërkon një qasje të dedikuar dhe holistike.
Dr. Seferi në emisonin e mëngjesit 'KAFE SHQETO' ne SYRI TV u shpreh se mjekësia po largohet nga koncepti tradicional ku dhimbja shihej thjesht si pasojë e një problemi tjetër. Tashmë, me zhvillimin e shkencës, ajo konsiderohet një patologji më vete.
Kjo paradigmë e re, e mbështetur nga Shoqata Shqiptare e Dhimbjes dhe profesionistë të tjerë të fushës, vë në qendër cilësinë e jetës së pacientit, duke ofruar trajtime cilësore, rehabilitim dhe komfort. Në kontekstin shqiptar, ku shpesh njerëzit mësohen të bashkëjetojnë me dhimbjen si një normalitet i pashmangshëm, ky këndvështrim është revolucionar.
Ndonëse mungojnë statistika të mirëfillta për prevalencën e dhimbjes kronike në popullatë, Dr. Seferi tregon se ajo matet në mënyrë indirekte përmes shkallës së lartë të sëmundjeve kronike, të cilat pothuajse gjithmonë shoqërohen me dhimbje. Ky realitet prek një numër të madh qytetarësh që vuajnë në heshtje nga ajo që mund të konsiderohet një “bezdisje e përditshme”, por që në fakt ul ndjeshëm mirëqenien e tyre.
Një aspekt thelbësor i kësaj qasjeje të re është lidhja e pandashme mes shëndetit fizik dhe atij mendor. Dr. Seferi e përshkruan këtë marrëdhënie si një “shigjetë me të dyja krahët”, ku stresi dhe ankthi mund të shkaktojnë dhimbje fizike, dhe nga ana tjetër, dhimbja kronike mund të çojë në çrregullime ankthi dhe stres. Faktorë si postura e keqe gjatë punës, stili i jetesës dhe stresi urban janë elementë që ndikojnë drejtpërdrejt, duke e bërë të domosdoshëm një trajtim që i merr parasysh të gjithë këta komponentë.
Për të thelluar njohuritë dhe për të përmirësuar praktikat klinike në këtë fushë, në Tiranë do të organizohet një konferencë e rëndësishme ndërkombëtare në datat 6, 7 dhe 8 Mars 2026. Me pjesëmarrjen e 60 folësve, prej të cilëve një e treta janë ekspertë të huaj, dhe me mbështetjen e Shoqatës Botërore dhe Europiane të Dhimbjes, ky event premton të jetë një pikë kthese.
Seferi:
Patjetër, një pjesë e mirë e kolegëve që merren apo që trajtojnë sidomos, le të themi që kanë eksperiencë dhe përpiqen që të bëjnë një trajtim holistik të dhimbjes, siç është, le të themi, kolegët doktor Apostol Vaso, doktorë të tjerë që të nderuar që ne i kemi pjesë në programe që janë të Shoqatës Shqiptare të Dhimbjes, e cila për hir të së vërtetës, le të themi, kanë bërë një punë për t'u lavdëruar për të lehtësuar, le të themi, dhimbjet, shqetësimet e pacientëve që kanë këto lloj shqetësimesh dhe për ta parë në një këndvështrim ndryshe.
Sepse praktikisht ne e dimë shumë mirë, dija, informacionet trashëgohen, evoluojnë, zhvillohen, por ajo çka është e rëndësishme është që ne si profesionistë të shëndetësisë, përveç se të marrim më të mirën e eksperiencave, por dhe të shohim shtigje të reja për trajtime të reja, më efiçente, më efikase dhe, le të themi, që të shkojmë tek e vërteta, tek e sakta, tek e duhura, që në fund të fundit përkthehet në një trajtim cilësor për pacientët, një rehabilitim dhe krijimi i një, një komforti dhe një jete me mirëqënie.
Praktikisht, dhimbja është një element që bashkëshoqëron shumë sëmundje dhe shpeshherë nuk shihet si sëmundje më vete, por shihet si simptomatikë e shqetësimeve apo e një problemi të parë. Që është problemi i parë. Ideja është që hidhet, pra me evoluimin shikohet tashmë që edhe dhimbja është sëmundje më vete dhe nuk është thjesht një simptomë. Sëmundje më vete. Pra, le të themi, qasja dhe mënyra se si duhet trajtuar, duhet parë si një sëmundje më vete dhe jo thjesht si një simptomatikë e disa patologjive të tjera që bashkëshoqërohen.
Praktikisht, evidencat e mirëfillta për dhimbjen në terma, le të themi, për shembull të marrim popullatën shqiptare, nuk ka, por matet kryesisht me një prevalencë të lartë të sëmundjeve kronike. Kjo është ajo çka vërehet, domethënë. Në qoftë se neve kemi sëmundje kronike që prevalojnë shumë, dhe patjetër kjo bashkëshoqërohet në një shumicën e tyre dhe me shqetësime siç janë elementët e dhimbjes, që mund të lidhen me posturën, që mund të lidhen me dhimbjen fantomë, që mund të lidhen me neurofiziologjinë, neuropatologjitë, mund të lidhen me evidencat klinike që lidhen me këto aspekte. Pra, janë një konglomerat, domethënë, aspektesh që dhe neve, për hir të së vërtetës, në kuadër të kësaj konference i kemi ndarë në disa kolona dhe jo rastësisht.
Patjetër, duhen faktorët modifikues. Domethënë, siç është stili i jetesës. Karrikja, le të themi, përjetimi i stresit, i ankthit, ushqimi, stresi urban, mënyra, predispozita individuale që ke, që ka secili nga ne praktikisht, se secili nga ne ka një pikavarazh të caktuar.
Është një shigjetë me të dyja krahët. Të dyja mund të ndikojnë njëra-tjetrën. Edhe stresi krijon dhimbje fizike. Patjetër, manifestim, sepse prandaj dhe neve theksuam, të paktën edhe trajtimin e dhimbjes si një sëmundje më vete. Pra duhen parë të gjithë elementët që çojnë në diskonfort, në dhimbje, në shqetësim, që kjo dhimbje pastaj, në qoftë se bëhet kronike, kalon në patologji. Se praktikisht çdo lloj situate diskonforti jep një parehati.
Atëherë, është komplementare. Pra, çdo lloj përpjekjeje që çon në përmirësimin e teknikave, që çon në përmirësimin profesional të kolegëve tanë, është pozitive në çdo lloj aspekti. Domethënë, nuk e themi vetëm për dhimbjen, dhimbja është një element shumë i rëndësishëm, por për çdo lloj iniciative që çon në progres. Kjo është shumë e rëndësishme. Për më tepër, kur ky progres pastaj përqaset, mbështetet nga kolegët tanë ndërkombëtarë, le të themi, i jepet fokusi, i jepet vlera, njihet. Shumë punime të konferencës apo le të themi të mëparshme janë mbështetur dhe janë përkrahur nga kolegët ndërkombëtarë dhe jo rastësisht dhe kjo konferencë mbështetet nga Shoqata Botërore e Dhimbjes, Shoqata Europiane, të cilët ne do kemi nderin në konferencë ta kemi dhe presidentin e tyre në ceremoninë e hapjes. Janë indikatorë që tregojnë që janë elementë pozitivë.
Pra, janë dy elementë.
E para duhet parë pasqyra jonë me veten tonë, pra ne si kolegë me njëri-tjetrin, dhe krahu tjetër është pasqyra se si komportohemi dhe se si shihemi ne në raport me kolegët tanë, me eksperiencat e vendeve të tjera që janë më të zhvilluara, për hir të së vërtetës, kanë investime më të mëdhaja dhe këto janë indikatorë që në qoftë se neve kemi një ekuilibër pozitiv, patjetër është një sinjal shumë i mirë edhe për neve, edhe për vendin, dhe për pacientët, që në fund të fundit për shqetësime të ndryshme mos të detyrohen të shkojnë jashtë apo le të themi të kenë shpenzime shtesë, por trajtimet, si një pjesë të mirë të tyre, t'i realizojnë.
Aktualisht një repart të mirëfilltë për dhimbjen në Shqipëri nuk ka. Unë e përmenda sepse kjo është një gjë që revolucionon, është një proces evolucioni në gjithë botën faktikisht. Dhe jo rastësisht, le të themi, edhe neve po japim fokus edhe shumë studime të ndryshme po japin, le të themi, evidencë, është mjeku i dhimbjes, algologu që merret me pjesën e këtyre, por ideja që është një proces dinamik dhe kjo kërkon që të gjithë disiplinat, të gjithë aktorët të jenë bashkë.
Vijmë te konferenca që të jetë një projektor pozitiv që institucionet, organizatat profesionale, profesionistët të jenë bashkë që të përmirësojnë këtë kuadër për trajtimin e këtyre.
Patjetër, do kemi 60 spikera ku një e treta është, janë kolegë të huaj, ekspertë të njohur në arenën ndërkombëtare përsa i përket dhimbjes dhe këtyre kolonave, e gërshetuar patjetër dhe me kolegë mjekë nga rajoni, të Ballkanit, po ashtu dhe shqiptarë, dhe për të shkëmbyer këtë eksperiencë me njëri-tjetrin, për të diskutuar hipoteza të ndryshme të studimeve dhe për të arritur në konkluzione që mund të jenë relevante në trajtimin e tyre.