Shtëpia e Bardhë: SHBA ka goditur më shumë se 2,000 objektiva në Iran
SHBA-të kanë goditur më shumë se 2,000 objektiva në Iran, “duke shkatërruar qindra e qindra raketa balistike dhe dronë”, u tha gazetarëve të mërkurën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Kjo, tha ajo, do t'u jepte SHBA-ve dhe Izraelit dominim të plotë mbi hapësirën ajrore të Iranit.
Ajo tha gjithashtu se SHBA-të kishin shkatërruar 20 anije detare iraniane, përfshirë nëndetësen që u fundos në brigjet e Sri Lankës.
Cilat janë objektivat e Trump në Iran?
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Leavitt, thotë se Trump ka katër qëllime në Iran:
Shkatërrimi i marinës së Iranit
Shkatërrimin e kapaciteteve të raketave balistike të Iranit
Sigurimi që përfaqësuesit e Iranit në rajon “të mos dëmtojnë më amerikanët”
Sigurimi që Irani “nuk do të ketë kurrë armë bërthamore”
Leavitt shtoi se “fitorja do të përcaktohet”, pasi këto objektiva të “realizohen plotësisht”, pa dhënë një afat kohor apo më shumë detaje.
Në një konferencë të mëparshme informuese, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha se administrata Trump do ta vazhdojë “këtë luftë për aq kohë sa të duhet”./ Al Jazeera.