Emërimet në institucionet e pavarura, Bardhi: Shqipëria në drejtimin e gabuar drejt shtetit njëpartiak

Në një reagim të fortë në rrjetete e tij sociale, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, paralajmëroi se Shqipëria po lëviz në një drejtim të gabuar, duke u larguar nga demokracia parlamentare dhe duke u shndërruar në një shtet njëpartiak.

Ai denoncoi se mazhoranca po emëron e vetme institucionet që duhet të jenë të pavarura, nga Avokati i Popullit te Banka e Shqipërisë, duke zhdukur balancën e pushteteve.

Bardhi nënvizon se kjo qeveri që përqendron pushtetin dhe kontrollon institucionet e pavarura nuk afrohet me standardet e Bashkimit Europian, por largohet prej tyre.

Reagimi:

SHQIPËRIA NË DREJTIMIN E GABUAR: NGA DEMOKRACI PARLAMENTARE DREJT SHTETIT NJËPARTIAK

Mazhoranca po emëron e vetme institucionet që duhet të jenë të pavarura prej saj, nga Avokati i Popullit tek Banka e Shqipërisë.

Kur një parti merr në dorë institucionet kushtetuese, që duhet ta kontrollojnë atë, balanca e pushteteve zhduket. Kjo nuk është më demokraci parlamentare. Është shtet njëpartiak.

Dhe një qeveri që përqendron pushtetin, dobëson institucionet e pavarura dhe i kontrollon ato, nuk afrohet me Bashkimin Europian, largohet prej tij!