MEPJ thirrje shqiptarëve: Kush është rezident apo planifikon të kthehet nga Irani, të komunikojë me ambasadën në Ankara

Teksa konfrontimi ushtarak amerikano-izraelit me Iranin po shtrohet jo vetëm në Lindjen e Mesme por edhe përtej Gjirit, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë.

Në njoftimin zyrtar, Ministria e Jashtme u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë të cilët aktualisht janë rezidentë apo vizitorë në Iran dhe planifikojnë të udhëtojnë nga Irani drejt Shqipërisë përmes Turqisë nëpërmjet pikave kufitare tokësore (Iran-Turqi), të vendosen menjëherë në komunikim me  Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ankara.

Sipas Ministrisë së Jashtme, komunikimi paraprak me Ambasadën e RSH-së në Ankara është i rëndësisë së veçantë dhe i domosdoshëm, për të mundësuar asistencën konsullore dhe koordinimin me autoritetet përkatëse turke, sipas udhëzimeve të këtyre të fundit.

Njoftimi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vijim të komunikimeve periodike, këshillon të gjithë shtetasit shqiptarë që aktualisht janë rezidentë apo vizitorë në Iran dhe planifikojnë të udhëtojnë nga Irani drejt Shqipërisë përmes Turqisë nëpërmjet pikave kufitare tokësore (Iran-Turqi), që të vendosen menjëherë në komunikim me  Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ankara.

Komunikimi paraprak me Ambasadën e RSH-së në Ankara është i rëndësisë së veçantë dhe i domosdoshëm për të mundësuar asistencën konsullore dhe koordinimin me autoritetet përkatëse turke, sipas udhëzimeve të këtyre të fundit.

Për nevoja të tilla dhe për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni Ambasadën e RSH-së në Ankara, në numrat:

+90 (534) 080 37 65

+90 (549) 561 19 85

Si dhe përmes Email: embassy.ankara@mfa.gov.al

MEPJ është në ndjekje të vazhdueshme të zhvillimeve në rajon dhe do të informojnë në vijimësi qytetarët shqiptarë.