Dramë në ‘Arenën e Demave’, Elbasani mposht Partizanin dhe siguron gjysmëfinalen

Elbasani ka arritur një fitore dramatike ndaj Partizanit, duke u kualifikuar për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë në ‘Elbasan Arena’, verdheblutë triumfuan 3-1 në “Arenën e Demave” në kohën shtesë, duke e kthyer sfidën në një përballje të paharrueshme. Partizani pati edhe fat të keq, pasi traversat ndaluan dy tentativa të rrezikshme të kuqve gjatë takimit.

Takimi nisi me raste të dyja ekipeve, por ishte Elbasani që arriti të kalonte në avantazh falë golit të Lajthisë, pas një keqkuptimi mes Sembene dhe Bytyçit. Partizani reagoi shpejt dhe Contreras riktheu baraspeshën, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej 1-1. Në pjesën e dytë, Lajthia shënoi sërish dhe vulosi avantazhin 2-1 për verdheblutë, duke u kthyer “demave” një makth që do të vazhdonte deri në fund të takimit.

Megjithatë, përkundër përpjekjeve të kuqve, traversa i mohoi golin në minutat shtesë dhe Elbasani arriti të shfrytëzonte një penallti në kohën shtesë për të shënuar golin vendimtar me Ze Gomes, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-1.

Kjo fitore dramatike e mban Elbasanin në garën për trofeun e Kupës së Shqipërisë, ndërsa Partizani duhet të rikthehet për të përqendruar energjitë te kampionati dhe lufta për pozita më të mira.