VIDEO/ Tela: Opozita të mos e prishë seancën imunitetit të Ballukut, ta lërë mazhorancën të gabojë

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meço në Syri TV, gazetari Andi Tela komentoi zhvillimet e fundit politike dhe thirrjen e opozitës për protestë më 12, në të njëjtën ditë me seancën parlamentare për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Sipas Telës, ajo që po ndodh aktualisht është një skenar i njohur në politikën shqiptare.

Duke komentuar deklaratat e drejtuesve të opozitës, Tela vuri në dukje se duhet shmangur çdo veprim që mund të përdoret si justifikim për shtyrjen apo anulimin e seancës.

Ai iu referua edhe qëndrimeve të kreut të PD, Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar të PD, për protestën e paralajmëruar. Sipas Telës, nëse opozita ushtron presion nga jashtë apo krijon tension brenda sallës, rrezikon t’i japë mazhorancës një argument për të mos e zhvilluar seancën. Gazetari theksoi se strategjia më efektive për opozitën do të ishte të lejojë zhvillimin normal të seancës dhe të mbajë protestën në një moment tjetër.

‘Gjithçka, gjithçka që ka bërë opozita këtë periudhë, është një film që ne e kemi parë ndër vite. Nga 2013-ta e këtej e ka bërë disa herë. Por çfarë ka ndryshuar? Ka ndryshuar numrat e mazhorancës. Pra, e bënte kur ishin 74 mazhoranca, por tani që është 83-86, e ka shumë më të vështirë dhe...

Por ti nuk mund t'i lesh mundësinë arbitrit që të thotë po gabon. Pra ti nuk duhet të gabosh. Dje, dhe më bëri shumë përshtypje, doli Bardhi, mbasi lexoi raportin, tha: ne thërrasim qytetarët në protestë kombëtare në datë 12 kur të bëhet seanca e Ballukut.

Të vijnë aty para parlamentit. Berisha doli sot në të njëjtën linjë por nuk tha para parlamentit apo paradite. Tha, në datë 12 do bëjmë protestë. Sepse ka, ka një problem të madh. Ajo seancë duhet bërë e datës 12. Dhe duhet bërë në të gjithë ceremonialitetin e saj.

Pra, opozita nuk mundet dhe nuk duhet të bëjë asnjë arsye që të dështojë, që ta prishë si seancë. Pra duke bërë presion nga jashtë dhe ndoshta duke bërë veprime brenda. Ajo seancë duhet bërë sepse opozita duhet ta lërë Edi Ramën të gabojë.

Folësi 5: Nuk mundet t'i japë një mënyrë që ai të thotë nuk bëhet seanca se ka presion jashtë, ka presion këtu brenda dhe ne nuk e bëjmë. Kjo është ajo gjëja që duhet...

Është gafë e opozitës nëse do ta prishë atë seancë apo do të sjellë njerëzit përpara parlamentit.

Nuk duhet ta ngatërrojë. Protestën mund ta bëjë dhe mbasdite. Mbasi të merret vendimi.

Ka qeder përpara parlamentit në momentin, në momentin që bëhet ajo seancë, ka qeder. Seanca duhet bërë, domethënë nuk duhet të lëvizi asnjë. Le të gabojë, le të gabojë Rama, le të gabojë mazhoranca. Atë gabimin e opozitës e ka ai arbitri që po themi ne. Dakord? Ai e gjykon gabimin.

Nëse janë të arsyeshëm, lëre të gabojë’, u shpreh gazetari Andi Tela në SYRI TV.