Imuniteti i Ballukut/ ‘Mazhoranca po e zvarrit’, Saraçi: Më 12 mars skadon afati për kërkesën e SPAK

Situata politike mbetet e tensionuar, ndërsa fati i protestës së paralajmëruar nga opozita duket i paqartë.

Shkak është bërë zvarritja e seancës parlamentare për shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut, për imunitetin e deputetes së PS, Belinda Balluku, një manovër që i atribuohet mazhorancës socialiste dhe që po e shtyn diskutimin drejt afatit të fundit ligjor, datës 12 mars.

Megjithatë, ky afat duket se nuk do të respektohet. I ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri Tv, kryeredaktori i Tv Syri, Romir Saraçi, anëtarët socialistë të Këshillit të Mandateve nuk e kanë dorëzuar ende raportin e tyre, duke bllokuar në këtë mënyrë procedurën dhe duke e bërë të pamundur mbajtjen e seancës më 5 mars.

Kjo lëvizje, sipas Saraçit është e  një "zvarritje e qëllimshme" nga ana e mazhorancës për të fituar kohë. Me tejkalimin e këtij afati, vëmendja zhvendoset te data 12 mars, e cila konsiderohet si dita e fundit e mundshme për mbajtjen e seancës plenare, në një kohë kur më 17 mars skadon afati tre-mujor që nga momenti kur SPAK ka depozituar kërkesën e tij në Kuvend, më 16 dhjetor.

Saraçi thekson se kjo strategji vjen si pasojë e një presioni të fortë të brendshëm dhe ndërkombëtar mbi kryeministrin Edi Rama. Duke e lënë çështjen të zvarritet deri në momentin e fundit, shprehet Saraçi, mazhoranca shmang një përballje të menjëhershme politike, ndërkohë që opozita mbetet në pritje për të organizuar kundërpërgjigjen e saj përmes protestave.

Ka qenë më shumë një përgatitje sesa psikologjike apo? Unë nuk e di për protestën e 5 marsit. Po sigurisht është thënë që do dalim në protestë në kuvend. I pari që ka artikuluar protestën para parlamentit dhe thirrjen e qytetarëve para parlamentit ka qenë kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, kur ka lexuar raportin që tha, ditën që do të diskutohet raporti, do të mblidhen qytetarët për të marrë në dorë fatin e tyre.

Më pas ishte kreu i opozitës i cili artikuloi po të njëjtën gjë që në atë ditë do të kishte një protestë. Me sa duket janë dhe të gjitha sinjalet që Partia Socialiste, siç nuk e ka dorëzuar raportin e saj anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për të kapur këtë seancë.

Me zvarritjen i bie që është afati maksimal seanca në datën 12 mars sepse përfundojnë afatet. Një njoftim nuk ka nga ana e Partisë Socialiste.