Raporti i inteligjencës italiane/ Kepi: Ngre alarmin për fuqizimin e mafies shqiptare në Itali dhe Ballkan
Në një intervistë për Syri TV me moderatorin Arnold Kariqi, gazetarja Alba Kepi ka zbardhur detaje nga raporti i fundit i inteligjencës italiane, i prezantuar në parlamentin italian. Sipas saj, dokumenti përmbledh analizat dhe të dhënat e departamenteve antimafia, antidrogë, antiterrorizëm dhe strukturave të sigurisë kombëtare, duke ofruar një panoramë të përgjithshme mbi kërcënimet aktuale ndaj sigurisë.
Sipas Kepit, raporti merr rëndësi të veçantë në kontekstin e situatës së re gjeopolitike dhe planit të ri të sigurisë që Italia ka ndërmarrë. Një kapitull i posaçëm i kushtohet Ballkanit Perëndimor, ku theksohet roli dinamik dhe i rrezikshëm i krimit shqiptar në territorin italian dhe në rajon. Po ashtu, aty nënvizohet shtrirja e gjerë e organizatave kriminale shqiptare, përfshirjen në trafikun e drogës dhe armëve, si dhe fuqizimin e tyre përmes riciklimit të parave në Shqipëri dhe vende të tjera europiane.
Alba Kepi: Me pak fjalë është raporti i inteligjencës italiane, pra i politikave të sigurisë, i cili përmbledh të gjithë raportet e bëra si nga departamenti antimafias italiane, ashtu dhe i policisë dhe i gjithë departamenteve antidrogë, siguri, kundër terrorizmit dhe përbëjnë dhe formojnë këtë që quhet relacioni i përgjithshëm që është prezantuar sot në parlamentin italian. Dhe ky raport merr një rëndësi të veçantë në fokusin e asaj çka po ndodh aktualisht, përsa i takon situatës së gjeopolitikës ndërkombëtare, sa i takon të gjithë masave të sigurisë dhe një plani të ri sigurie që Italia ka ndërmarrë pikërisht në fokusin e kësaj situate ndërkombëtare. Dhe në këtë raport, përtej angazhimit që shërbimet sekrete italiane bëjnë, shërbimet e inteligjencës italiane bëjnë në fokusin e luftës kundër terrorizmit, një vend të veçantë ka dhe vëzhgimi, informacioni, siguria dhe e territoreve, rajoneve të veçanta siç është rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Dhe në kapitullin ku trajtohet pikërisht Ballkani Perëndimor dhe ku trajtohen çështje të rëndësishme, qoftë sensibile ashtu dhe strategjike, një hapësirë të veçantë ka marrë dhe krimi shqiptar, kriminaliteti shqiptar, mafia shqiptare. Dhe një herë tjetër, ky raport i cili ka si bazë të gjitha të dhënat, jo vetëm statistikore por edhe analitike të gjithë hapave investigative dhe hetimeve të bëra nga shumë zinxhirë të drejtësisë italiane, pra jo vetëm të politikave dhe drejtorive të antidrogës, por dhe atyre të antimafies dhe atyre të rendit të sigurisë në nivel kombëtar, është nënvizuar dhe një herë tjetër se krimi shqiptar, mafia shqiptare ka një rol mjaft dinamik në territorin italian, i shtrirë kudo dhe një kriminalitet mjaft i rrezikshëm që vë në rrezik dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi përmes mafies shqiptare, përmes fuqizimit dhe pushtetit që ka marrë mafia shqiptare, vihet në risk gjithë stabiliteti dhe i sigurisë, garancisë së rendit në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Dhe e veçanta është se përtej asaj çka shkruan në këtë raport, dinamizmi që ka kjo mafie dhe sidomos fuqisë së jashtëzakonshme që ka duke mbajtur pushtetin dhe menaxhimin e trafikut të kokainës, marihuanës, trafikut të armëve, është cilësuar dhe pikërisht fakti i politikës së riciklimit të parave në territorin e origjinës, pra në Shqipëri, por dhe në gjithë zonën e Ballkanit dhe përtej duke kaluar dhe në territorin europian. Dhe mbi të gjitha është dhe një tjetër risi e këtij raporti fakti i investimeve apo i mashtrimeve online, me atë që kemi parë edhe në aksionet e fundit që ka bërë autoriteti italian me autoritetet shqiptare, sa i takon investimeve në kriptovaluta, sa i takon gjithçka që ka të bëjë me kibernetikën dhe mashtrimet që vijnë me call center-at të hapura në territorin shqiptar, por edhe me call center-at e menaxhuara nga shqiptarë apo nga serverë shqiptarë, pikërisht për të kryer këtë aktivitet kriminal.