Sulmet iraniane në Dubai, biznesmeni shqiptar: Turizmi u prek menjëherë nga anulimet, rikthimi ka nisur
Tensionet e fundit në Lindjen e Mesme, të shkaktuara nga sulmet me raketa dhe dronë iranianë, kanë vënë në qendër të vëmendjes edhe Dubain, një prej qendrave më të mëdha ekonomike dhe turistike të botës.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqi, sipërmarrësi shqiptar Sokol Çili, i cili jeton dhe punon në Dubai, rrëfen situatën reale në terren, larg panikut të përhapur në media. Sipas zotit Çili, ndërkohë që ditët e para të sulmeve u karakterizuan nga një pasiguri, veçanërisht pas incidentit pranë konsullatës amerikane, situata tashmë po i kthehet normalitetit. "Sot situata ka qenë e qetë, pa asnjë incident në ajër," shprehet ai, duke shtuar se jeta po rifillon ritmin e saj gradualisht. Ai sqaron se objektivi i sulmeve nuk ishin Emiratet apo qytetarët e saj, por caqe specifike ushtarake dhe institucione amerikane.
"Në asnjë moment nuk jemi ndjerë të rrezikuar direkt," thotë Çili, duke theksuar se sistemet mbrojtëse të Emirateve, ndër më të mirat në botë, kanë funksionuar me efikasitet të lartë.
Sipas Çilit, mbyllja e përkohshme e linjave ajrore dhe detare, si dhe kufizimi i lëvizjes, shkaktuan një ngadalësim të aktivitetit ekonomik. Megjithatë, kthimi në normalitet ka nisur.
Edhe pse disa shkolla dhe institucione mbeten ende të mbyllura, aktiviteti po rikthehet. Dubai, si një destinacion kryesor i turizmit botëror, ndjeu menjëherë pasojat me anullime fluturimesh dhe rezervimesh. Goditja e një "ikone të sigurisë dhe biznesit" si Dubai, sipas Çilit, ishte një lëvizje për të tërhequr vëmendje maksimale mediatike, qëllim i cili u arrit. Megjithatë, ai shprehet optimist se kjo situatë nuk do të zgjasë. "
Çili:
Atëherë, situata sot ka qenë, domethënë ka qenë e qetë, nuk ka patur pothuajse asnjë incident apo asnjë problematikë në ajër. Dje ka patur diçka më pak, domethënë paraditja ishte, ishte deri diku e qetë, pastaj ndodhi kjo e konsullatës amerikane dhe pak i turbulloi gjërat. Njerëzit po, fillonin po, le ta quajmë po prenotonin dhe biletat, ishin anulluar dhe fluturimet, për kryesisht për këta që që kanë ngelur të ngecur, le ta quajmë, po në aeroport ose që janë turistë, ose që janëprovizorë, që janë me le të themi që ishin për ca ditë. Kurse për ne që jemi rezidentë, tani u bë një situatë deri diku normale. Shoh që është në përmirësim, aktiviteti ka filluar, ëh, shkollat akoma, ëh, disa institucione akoma jo.
Kuptohet çfarë po ndodh. Ideja është që këtu asnjë, në asnjë moment nuk është se ka patur një, një sulm ndaj, Emirateve, , apo ndaj Dubait, gjithmonë , sulmi ka qenë për objektet e ushtrisë apo për këto institucionet amerikane. Dhe i tillë, ne nuk është se jemi ndjerë ndonjëherë të rrezikuar, pavarësisht se mediat e kanë pasur një çikë të theksuar këtë pjesë, sidomos te mediat sociale, kanë qenë video që kanë qenë kryesisht bërë me AI ose të vjetra, por që, te konsullata ishte një shpërthim me dron, me sa dëgjuam, nuk është se kishte viktima apo të lënduar. Ishte thjesht një zjarr që u administrua shpejt nga ana e autoriteteve. Kështu që të paktën deri tani duket sikur situata po qetësohet, të paktën këtu te rajoni jonë.
Tani, është matematike në çdo vend, kuptimin, në çdo vend kuptohet ekonomia është kryesorja, dhe në momentin që mbyllen linjat ajrore, mbyllet transporti detar, njerëzit këshillohen që të rrinë në, më shumë të mbyllur si pasojë e sigurisë së jetëve të tyre, dhe kuptohet që dhe pjesa ekonomike ndalon. Sot u hapën tregjet financiare, filluan pak edhe pjesa e lëvizjeve. Nuk është se ka qenë, ka qenë keq, por prapë kuptohet, do dojë pak atë kohën e vet, gjithmonë në rastin se situata, stabilizohet. Pastaj përsa i përket ekonomisë të Emirateve, unë mendoj që i kanë marrë masat, domethënë është një, një sistem i mirë menaxherial, nuk është se i lënë shumë gjëra fatit, domethënë gjërat i kanë të organizuara.
Kjo dhe u pa te pjesa e si u administrua, se ishin, më beso ishin lum raketash edhe, dronësh, por që Emiratet kanë një nga pesë sistemet më të mira, pesë vende që kanë sisteme më të mira në botë. Kështu që deri, të paktën deri dje nuk pati asnjë lloj problematike direkte. Kryesisht edhe këto që binin ishin pjesë të thjesht mbeturina, copa, që kuptohet, janë normale në këtë lloj, në këtë lloj situate anormaliteti.
Po jo vetëm turistin , tremb gjithë botën dhe nuk e kemi bërë re pastaj , sot në të gjithë globin ka vatra pafund që po ndodhin, por shumë pak po transmetohen. Atëherë në momentin që godet Dubain, ti ke goditur këtë ikonën e sigurisë, ikonën e turizmit, ikonën e biznesit dhe automatikisht kjo merr një vëmendje mediatike kështu, në kohë rekord edhe gjatë gjithë kohës.
Dhe po ta vësh re, Dubai është sot, edhe Emiratet janë në kryefjalë, sado që duke qenë se tashmë u qetësua situata dhe nuk është se, ka patur atë vëmendjen që kishte në fillim. Por si me thënë, donin t'ia arrinin qëllimin për vëmendjen, e arritën në këtë pjesë, domethënë, kuptohet, duke kërcënuar atë që është emblema e, e sigurisë. Mendoj që nuk është se do, do zgjasë shumë kjo pjesë. Domethënë, mendoj që shumë shpejt do të, do të futet në jetën e përditshme, domethënë në jetën normale, dhe mendoj që mund të hyjmë edhe më të fortë, sepse situata që po ndodh në, në Iran, këtë po diskutonim me ca miq që janë të vjetër në biznes. Në qoftë se ky regjim bie, automatikisht janë gati 95 milionë banorë që do jenë të lirë, që do të dalin , do të lëvizsin dhe rajoni më i afërt është tek zona jonë.