UEFA ndëshkon rënë Galatasarayn për incidentet në ndeshjen e Championsit me Juventusin në Torino
Galatasaray ka konfirmuar zyrtarisht një ndëshkim nga UEFA pas incidenteve me tifozët gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Juventusit më 25 shkurt 2026.
Sipas vendimit të Bordit Disiplinor të UEFA-s, klubi turk është gjobitur me 40,000 euro dhe është urdhëruar që ndeshja e ardhshme jashtë fushe në Champions League të luhet pa praninë e tifozëve të tij.
Edhe pse në deklaratë nuk u dhanë detaje specifike për incidentet, sanksioni lidhet drejtpërdrejt me sjelljen e tifozëve në stadiumin e Juventusit.
Në reagimin zyrtar, Galatasaray bëri të ditur: “Për shkak të incidenteve me tifozët që ndodhën gjatë ndeshjes sonë të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit të luajtur jashtë fushe më 25 shkurt 2026, Bordi Disiplinor i UEFA-s ka vendosur të vendosë një gjobë prej 40,000 eurosh për klubin tonë dhe një sanksion për të luajtur ndeshjen e ardhshme jashtë fushe pa spektatorë”.
Klubi shtoi se do të paraqesë ankesë në Organin e Ankesave të UEFA-s, duke shpresuar në një rishikim të vendimit.
Nëse dënimi mbetet në fuqi, ndeshja e kthimit në fazën e 1/8-tës kundër Liverpool në “Anfield” do të zhvillohet pa mbështetjen e tifozëve turq – një mungesë e rëndësishme në një përballje kaq vendimtare.