Gjirokastër/ Punonjësi i pastrimit ra nga lartësia gjatë orarit të punës, arrestohen 3 kolegët, në kërkim drejtuesi
Tre përgjegjës të sektorit të Mirëmbajtjes në Drejtorinë e Shërbimeve në Gjirokastër janë arrestuar nga Policia për veprën penale të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ditën e djeshme, në lagjen Zinxhira, gjatë punës për pastrimin e një objekti, një punonjës 55 vjeç, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i objektit, dhe aktualisht është në kujdesin e mjekëve.
Lidhur me këtë ngjarje është shpallur në kërkim Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare, Adriatik Onjea, pasi nuk është paraqitur të jap shpjegime dhe të vërë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm për hetimin e plotë të këtij rasti
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit P. Ç., 46 vjeç, A. B., 61 vjeç dhe A. L., 58 vjeç, të tre banues në Gjirokastër, me detyrë "Përgjegjës" në Sektorin e Mirëmbajtjes në Drejtorinë e Shërbimeve Komunitare, Gjirokastër, të dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Veprimet procedurale u kryen pasi më datë 03.03.2026, rreth orës 13:30, në lagjen “Zinxhira”, gjatë punës për pastrimin e një objekti, një punonjës 55 vjeç, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i objektit, dhe aktualisht është në kujdesin e mjekëve.
Më tej, në lidhje me këtë rast është shpallur në kërkim Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare, Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi A. O., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nuk është paraqitur të jap shpjegime dhe të vërë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm për hetimin e plotë të këtij rasti.
Gjithashtu, në lidhje me rastin është njoftuar Inspektoritati i Punës.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të përgjegjësive të shtetasve të dyshuar për këtë ngjarje.