Tentativë sulmi me dron ndaj rafinerisë kryesore të naftës në Arabinë Saudite
Një përpjekje për sulm me dron ndaj një rafinerie të madhe nafte në Arabinë Saudite është raportuar nga Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite, raporton BBC.
Sulmi u krye në rafinerinë Ras Tanura, e cila konsiderohet më e madhja në Arabinë Saudite.
"Vlerësimet paraprake tregojnë se sulmi është kryer nga një dron dhe nuk ka shkaktuar dëme", tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë.
Rafineria u godit më parë në një sulm iranian, siç tregohet në imazhin satelitor më poshtë, të bërë të hënën.