Miliona dollarë nga ShBA dhe aleatët në luftën kundër regjimit/ Irani shfaq ‘qytetin’ nëntokësor me dronë dhe raketa

Irani ka ekspozuar një rrjet të gjerë tunelesh nëntokësore, të mbushura me rreshta të tërë dronësh dhe raketash, ndërsa shtohen shqetësimet se SHBA-ja dhe aleatët e saj po konsumojnë armatime të kushtueshme në përballjen me regjimin.

Pamjet e publikuara nga Fars Neës Agency, e lidhur ngushtë me Islamic Revolutionary Guard Corps, tregojnë radhë të gjata raketash dhe dronësh Shahed.

Me tingujt e një ore që numëron mbrapsht në sfond, videoja përdor pamje dramatike me dron për të shfaqur përmasat e arsenalit të tyre me kosto të ulët.

Në një prej skenave dukej një mural gjigant, nga njëri skaj i murit në tjetrin, që paraqiste udhëheqësin suprem tashmë të ndjerë, Ali Khamenei, duke vështruar mbi arsenalin masiv të dronëve.

Në tavanin e tuneleve shiheshin të varura një seri flamujsh iranianë.

Një tjetër pamje tregonte dy kamionë që transportonin lëshues dronësh Shahed, secili i pajisur me nga katër dronë të tillë me kosto të ulët.

Dronët Shahed kushtojnë vetëm disa dhjetëra mijëra dollarë për t’u prodhuar dhe kërkojnë pak kohë për t’u fabrikuar./ Daily Mail/