Aksident në autostradën Fier-Vlorë, dalin nga rruga dy makina, ka të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Fier-Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Benz i ka prerë rrugën një automjeti tjetër tip Passat, duke bërë që të dy mjetet të humbasin kontrollin dhe të dalin jashtë korsisë.

Siç mund të shihet në foton e mësipërme, dy mjetet kanë përfunduar në një tokb djerrë, ndërsa si pasojë raportohet për 1 person të plagosur.

Si pasojë e aksidentit janë regjistruar dhe dëme të konsiderueshme materiale. Policia ndodhet në vendngjarja për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.