Dibër/ Plagosen dy efektivë policie gjatë operacionit për kapjen e të shumëkërkuarit – Ranë nga lartësia apo…
Dy policë të forcave "Shqiponja" mbeten të plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim.
Dyshohet se oficeri i policisë Gentjan Meda ka rënë nga një lartësi gjatë kapje së një të kërkuari, duke përsuar goditje në kokë dhe është trasportuar me helikopter drejt traumës, ndërsa kolegu i tij B.Gj ka thyer këmbën.
Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur forcat e policisë janë futur në një banesë trekatëshe për të arrestuar autorin e dyshuar.
Gjatë ndërhyrjes, efektivi i “Shqiponjave”, Gentjan Meda, 40 vjeç, dyshohet se ka rënë nga një lartësi e Megjithatë, nuk përjashtohet as pista që ai mund të jetë plagosur me armë zjarri.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se janë dëgjuar edhe krisma armësh, por rrethanat e sakta mbeten ende për t’u sqaruar nga hetimet zyrtare.
Efektivi i plagosur Meda dhe kolegu i tij, fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Peshkopi, ndërsa më pas janë transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti të rëndë.