'Mos ia faturoni botës dështimet', Teliti: Varfëria dhe pagat e ulëta nuk janë pasojë e krizës globale

Eksperti i ekonomisë Dorian Teliti nga studioja e Kafe Shqeto ka komentuar situatën ekonomike dhe infrastrukturore në vend, duke hedhur akuza ndaj qeverisë për menaxhimin e fondeve publike, cilësinë e investimeve në rrugë dhe mënyrën se si po justifikohen dështimet ekonomike.

Në analizën e tij, Teliti u ndal te problematika e infrastrukturës rrugore, rritja e çmimeve, kriza energjetike dhe kostot e larta të ashtuquajturve “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, duke theksuar se qeveria po përpiqet t’ia faturojë faktorëve ndërkombëtarë problemet e brendshme ekonomike.

Ai argumentoi se Shqipëria ka pasur prej kohësh tregues të dobët ekonomike, paga dhe pensione të ulëta, nivel të lartë varfërie dhe korrupsioni dhe se krizat globale nuk mund të përdoren si justifikim për mungesën e rezultateve konkrete.

Sipas tij, krizat sjellin edhe mundësi zhvillimi, të cilat, në vend që të shfrytëzohen, po neglizhohen nga qeveria aktuale.

Deklarata e plotë:

“E bëri nja dy disa muaj më parë atë supervizorin grek që tha, ore, tuneli i Llogarasë, ë, nuk është vrimë. Vëni një çikë hekur tha, vëni një çikë tha përforcime, sipas standarteve. E njëjta rrugë është ndjekur dhe për gjithë rrugët e tjera.

Nuk kanë rënë rrugët e Zogut, nuk kanë rënë rrugët e Enver Hoxhës, nuk kanë rënë rrugët e Sali Berishës, as ato të Nanos, as të Pandeli Majkos, e kështu me radhë.

Bien vetëm rrugët e Edi Ramës. Pse? Sepse këta e morën rrugën, i shqyhen, i grisën letrat teknike, edhe thanë, inxhinier jemi ne.

Merrni këto paratë që ju kemi, që ju kemi dhënë nga buxheti i shtetit.

Gjysma do na i jepni mbrapsh dhe të shikohet cilësia e rrugëve, të cilat bien kudo. Shi ra dhe në Greqi, shi ka rënë gjithmonë në Shqipëri, do bjerë edhe në të ardhmen në Shqipëri, po kurrë nuk është diskutuar rënia e rrugëve.

Njëkohësisht ana tjetër, çfarë paralajmëroi dje kryeministri? Atë që ka bërë edhe në të kaluarën, ju e mbani mend tre katër vite më parë kur shpalli krizën energjitike.

Paralajmëron që dështimet e veta t'ia faturojë faktorit ndërkombëtar. Tashmë po mundohet që dështimet në ekonomi, dhe në ekonominë familjare, në varfërinë e thelluar të gjysmës së familjeve të shqiptarëve të cilët janë në varfëri, apo në rrezik varfërie, t'ia faturojë krizës.

T'ia faturojë faktit që do rriten, siç ka për të ndodhur realisht, ka për të rritur çmimi i naftës dhe i energjisë në tregjet ndërkombëtare.

Po mirë, këta janë dy komponentë që është e vërtetë që ka për të pasur rritje çmimesh në të ardhmen jo në Shqipëri, por në të gjithë vendet e rajonit. Edhe dhe të Europës. Por nga ana tjetër, krizat japin edhe mundësi.

Pse nuk e shikon kryeministri që fakti që do ketë një problematikë në arenën ndërkombëtare, kjo do t'i mbajë shqiptarët në Shqipëri gjatë sektorit gjatë kohës së turizmit dhe nuk do të çohen qindra milionë euro jashtë, siç ka shkuar vitin e kaluar, për shqiptarët që shkojnë jashtë. Dhe këto para do hidhen në tregun shqiptar.

Pse kryeministri nuk e bën të njëjtën llogaritje përsa i përket faktit që neve sot, falë atyre HEC-eve të ndërtuara dhe të miratuara dhe të ndërtuara gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, sot gjysma e prodhimit të energjisë prodhohet nga HEC-et vendase, të cilët nuk kanë lidhje me krizën botërore, pasi janë, është prodhim, është prodhim hidrik.

Pse neve të mos marrim faktin që pikërisht duke qenë se kemi një problematikë në Lindjen e Mesme dhe në të gjithë vendet e rajonit, ne ta shohim si avantazh konkurues për sektorin tonë prodhues, që shumë firma europiane të cilët shkojnë dhe prodhonin në këto vende, të vijnë të prodhojnë në Shqipëri sepse atje mund të jenë në mund të jetë në luftë. Pse nuk shikon disa aspekte të cilat gjithmonë kriza i sjell pozitivisht dhe t'i përdorim ato për t'i kthyer në një avantazh për ekonominë shqiptare.

Siç ndodhi para tre katër viteve, duhesh justifikuar Tigri 1 dhe Tigri 3, që janë harxhuar sot me dhjetëra, 170-80 milionë euro janë harxhuar vetëm për qiranë e tyre. Edhe do vazhdojë të harxhohen akoma dhe më shumë në të ardhmen. E njëjta instrument, e njëjta mënyrë përdoret për t'i thënë shqiptarëve...

Shiko, tigrat tashmë, ja i kemi pyetur përfaqësuesit e ministrisë, disa prej tyre thonë, vazhdojnë të paguhen. Disa prej tyre thonë i kemi blerë. Këtu transparencë nuk ka, po që po vazhdon t'i kushtojë dita-ditës shqiptarëve, Tigri 1 dhe Tigri 3 vazhdon t'i kushtojë. Se 12 milionë euro u bë vetëm sigurimi vjetor i tyre. 12 milionë euro.

Ishte vetëm siguracioni vjetor i tyre, sipas informacioneve që më kanë dhënë operatorët e tregut. Nga ana tjetër, të rikthehemi te tezës. Ore si është e mundur që çdo gjë mundohen t'ia faturojnë faktorit ndërkombëtar? Ku varfërinë këtu e kishim ne? Kush ishim ne, vendi më i zhvilluar në rajon dhe ishim tashmë po cënohemi në zhvillimin tonë si pasojë e konfliktit ndërkombëtar? Jo mo, ne ishim vendi me varfërinë 42%, popullatës shqiptare në varfëri.

Ne ishim vendi me pagat më të ulëta në rajon. Ne ishim vendi me pensionet më të ulëta dhe jemi, vendi me pensionet më të ulëta në rajon. Jemi vendi me demokracinë më të ulët, me nivelin më të ulëta, me korrupsionin në nivelet më të larta. Ishim në nivelin e fundit, jemi në vendin e fundit".