Një biletë për Europën, 8 skuadra mësojnë sot fatet e tyre në Kupën e Shqipërisë
Sot do të luhen ndeshjet e kthimit të vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Në orën 16:30 Partizani do të presë Elbasanin dhe vjen në këtë sfidë me avantazhin 1-0.
Po ashtu edhe Vllaznia me Bylisin luajnë në të njëjtin orar. Shkodranët fituan me rezultatin minimal në Ballsh dhe në “Loro Boriçi” duan të vulosin kalimin e tyre në gjysmëfinale.
Në mbrëmje në orën 19:30, Egnatia luan me Teutën, ndërsa Dinamo pret Tiranën, ku ndeshjen e parë dinamovitët fituan me shifrat 2-0.
Ndeshjet
Partizani – Elbasani (1-0) 16:30
Vllaznia – Bylis (1-0) 16:30
Egnatia – Teuta (2-1) 19:30
Dinamo – Tirana (2-0) 19:30 (Stadiumi “Air Albania”)