Brukseli përgatitet për regjimin e ri, fton në PE Reza Pahlavin
Reza Pahlavi, djali i Shahut iranian dhe një nga opozitarët kryesorë të regjimit, mund të mbajë së shpejti një fjalim në Parlamentin Evropian.
Emri i tij është përfshirë në një listë, të cilën Komisioni euro-parlamentar për çështjet me jashtë e ka hartuar për të organizuar një shkëmbim opinionesh mbi situatën aktuale në Republikën Islamike.
Lista, e siguruar nga Euroneës, përmban emrat e 7 personave, mes të cilëve atë të aktivistes fituese të çmimit Nobel për Paqen, Shirin Ebadi dhe liderë të partive e organizatave të tjera që kundërshtojnë pushtetin islamik si: Fronti Aban, Partia Demokratike e Kurdistanit Iranian dhe partia komuniste Tudeh.
Burime konfidenciale thanë se ideja e hartimit të listës është shmangia e konsideratës se Pahlavi shihet nga Evropa si e vetmja figurë me të cilën ia vlen të dialogohet.
Në vitet e fundit ka pasur një interes në rritje të Parlamentit Evropian që të angazhohet me të birin e Shahut, edhe pse institucioni ligjvënës i BE-së është treguar i kujdesshëm për të pranuar se u takon iranianëve të zgjedhin liderët e tyre.
Pahlavi është djali i madh i Mohammad Reza Pahlavi, Shahu i fundit i Iranit i rrëzuar në 1979-n dhe i pari një linjën e trashëgimit të fronit të tij. Ai është gjithashtu figura më e famshme e opozitës iraniane në mbarë botën dhe ka marrëdhënie të mira me administratën Trump.
Gjithashtu, ai dëshiron të udhëheqë tranzicionin demokratik të vendit dhe po autopromovohet si një lider në pritje të një Irani të lirë, me një qeveri të bazuar tek ndarja e fesë nga shteti dhe tek sundimi i ligjit, liria etnike dhe ajo fetare.
Phalavi gëzon mbështetje të gjerë nga diaspora iraniane dhe portreti i tij është mbajtur nga manifestuesit pro-ndryshimit të regjimit të mbledhur në muajt e fundit në Bruksel.