Forcat Mbrojtëse të Izraelit: Kemi vrarë një komandat të lartë të Iranit

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, gjatë një sulmi në Teheran.

Zadeh ishte “komandanti iranian me gradën më të lartë përgjegjës për Libanin”, thonë Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

“Izraeli nuk do të lejojë që elementët iranianë që pengojnë rimëkëmbjen e Libanit dhe forcojnë Hezbollahun të vendosen në Liban. Ai u përpoq të sulmonte Izraelin nga territori libanez, dhe ne e goditëm dhe e eliminuam atë në tokën iraniane”, kanë thënë nga IDF.

Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit, ka konfirmuar tutje se avionët luftarakë goditën në mes të Teheranit teksa synuan vrasjen e komandatit të Forcës Quds të Irani.