'Arma ime muzikaliteti' - Kastriot Tusha: Sa ndeshje ka bërë kombëtarja jonë, aq herë kam kënduar himnin
Tenori Kastriot Tusha ishte i ftuar në studion e ‘A Show’ në Syri Tv, për të rrëfyer jetën artistike dhe përtej.
Vijim i brezit të artë e profesor Gaqo Çakos, Ramiz Kovaçit, Edit Mihalit e Suzana Frashërit me të cilët jam rritur e edukuar Tusha tregon të veçantën e tij.
“Arma ime ka qenë muzikaliteti. Jemi për tu marrë shembull si brez se kemi një dashuri e harmoni me njëri tjetrin se arti ka xhelozira. Josif Gjipali e kam shtrirë dhe tek muzika popullore e Shqipërisë së Mesme” tregon ai ndërsa në sfond shfaqen tre tenorët.
Flet dhe për sfidat pas kuintave të tenorit
“Shoh shumë mllef. Të gjithë e kanë një tigër brenda por lum ai që e mban brenda. Ne nuk rrojmë sa Shqiponjat. Kujtoj dy koncerte me 3 tenorët. Është përgjegjësi e madhe. Nuk më përgjigjej zëri. Nuk është privilegj i madh të jesh artitist, artist, se vuan shumë. 40 % je mirë gjatë jetës 60% jo. Për të ruajtur zërin nuk pij alkool, duhan jo. Gjumi është shumë i rëndësishëm”
Kastriot Tusha është tenori që ka kënduar më shumë se asnjë tenor tjetër himnin jo vetëm të Shqipërisë por dhe të shteteve, skuadrat e të cilave luajnë me kombëtaren tonë.
“Armand Duka kishte parë si tre tenorë kishin kënduar himnin biellorus dhe atë shqiptar dhe ma kërkoi mua. Në fillim e bëmë himnin me bandë. Më pas nisa me studentët e mi e tani jemi instaluar me Gjipalin. Sa ndeshje kemi bërë aq kemi kënduar himnin. Himni shqiptar është motivues”
Tusha tregon dhe një histori me himnin portugez.
“Më ngeli peng ndeshja me Portugalinë. Kur nisëm të këndonim himnin portugez, u turr njëri nga ato të Portugalisë e na tha se ne jemi supersticioz”