Trump: Marina amerikane do të shoqërojë anijet përmes Ngushticës së Hormuzit! SHBA goditi mbi 1 700 objektiva në Iran
“Nëse është e nevojshme, Marina e Shteteve të Bashkuara do të fillojë të shoqërojë tankerët përmes Ngushticës së Hormuzit sa më shpejt të jetë e mundur, tha presidenti amerikan
Lufta SHBA-Izrael me Iranin ka ndaluar pothuajse tërësisht trafikun detar që kalon përmes këtij kanali, i cili lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit.
Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme në botë për furnizimet globale me naftë dhe gaz, me pothuajse 20 milion fuçi nafte që kalojnë aty çdo ditë.
Trump thotë se gjithashtu ka urdhëruar një agjenci federale që të ofrojë “sigurim për rrezikun politik dhe garanci për të gjithë tregtinë detare” përmes Gjirit.
“Pa marrë parasysh çfarëdo, Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë Rrjedhën e lirë të energjisë për botën” shton ai, shkruan BBC.
Ndërkohë Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) ka deklaruar se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të shtunën.
Objektivat e goditura përfshijnë vende raketash, anije detare, nëndetëse dhe qendra kontrolli. Centcom shton se SHBA-të përdorën avionë – duke përfshirë avionë të shumtë luftarakë – si dhe sisteme raketash dhe anije për të kryer sulmet.
Përditësimi, i cili ofron informacion për 72 orët e para të operacionit, shton se Centcom po i jep përparësi “vendeve që paraqesin një kërcënim të afërt”, raporton BBC.