FOTO/ Pas Neymarit edhe Suarez largohet nga Barcelona. Ja ku do shkojë

Pas Neymarit, një tjetër lojëtar dëshiron largimin nga Barcelona. I cilësuar një ndër talentet më të mëdhenj dhe si e ardhmja e Barcelonës, Suarez ka kërkuar largimin nga klubi për shkak të mos aktivizimit.

Bëhet fjalë për Denis Suarez, i cili është drejt largimit për në Serie A. Napoli është gati të ofrojë 35 milionë euro për spanjollin, klauzola e të cilit është 40 milionë euro, raportojnë mediat spanjolle.

Denis u rikthyer në “Camp Nou” nga Villarreali verën e kaluar, por ka bërë vetëm 20 paraqitje në sezonin 2016/17.