'Po zhvillonim negociata me të çmendurit' - Trump: Unë e nxita Izraelin për sulmin në Iran

Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur takimin e tij me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ku në fokus të bisedimeve është lufta në Iran. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp ai u pyet nëse u detyrua nga Izraeli për sulmin në Lindjen e Mesme. ‘Jo tha ai. Unë mund t'i kemi  detyruar ata’ u përgjigj.

Duke folur për Iranin, ai shtoi: “ata nuk kanë marinë, nuk kanë forcë ajrore, nuk kanë zbulim ajror dhe se gjithcka atje është shkatërruar”, thai, duke shtuar: “Po ia dalim shumë mirë, kemi një ushtri të shkëlqyer dhe po bëhet një punë fantastike.”

Duke iu referuar Iranit, Trump tha: “Po zhvillonim negociata me këta të çmendur, dhe ishte opinion im se ata do të mund të sulmonin të parët.”

“Nuk doja që kjo të ndodhte,” shtoi presidenti amerikan. “Kështu që, nëse ka ndodhur diçka, mund të jem unë ai që  ka detyruar Izraelin.”

“Mendoj se ata u befasuan, unë u befasova, dhe tani të gjitha ato vende po luftojnë kundër tyre,” shtoi Trump.