‘Gjysmat e fjalëve që them nuk i kuptoj’ (Iriqi bisedon me zv/kryeministren Albana Koçiu)

Iriqi:-Brodhe dikaster më dikaster dhe ja u bëre nr 2 në qeveri. Si ndjehesh?

Koçiu:-Për faqe të zezë. Në qeverinë tonë nuk ka nr 2. Ka veç nr 1. Njësoj jemi të gjitha pastaj. Masha të Ramës quhemi. I duheshin gështenja në shëndetësi, më vuri mua. I duheshin në polici, më vuri mua. Tani jam në kryeministri si ai dordoleci i arës mbjellë me grurë. Tremb ata që nuk do Rama dhe kur korret gruri e mbledh ai dhe e çon nëpër botë.

Iriqi:-Pse pranove atëhere?

Koçiu:-Se kam frikë. Të fut në burg Rama.

Iriqi:-Pa bërë gjë?

Koçiu:-Pse ka bërë gjë Berisha a Meta?

iriqi:-Po pse je kaq e ashpër në daljet e tua në tv atëhere?

Koçiu:-Po pse mo, ti pandeh se jam unë kur flas unë? Është ai. Ai ma nis sms-në e thotë lexoje. Për atë zot gjysmat e fjalëve unë i nxjerr, por nuk i kuptoj. Po sa mbaroj nis e qesh.

Iriqi:-Pse?

Koçiu:-Se ato që më ka shkruar janë idiotllëqe. Ja, pardje e mbronte djegien e vilës së Enverit si një akt që prish imazhin e turizmit. Po njerëzit e kujtojnë me dhimbje kur në Theth Rama prishi vilat duke qënë turistët brenda. I lebetiti njerëzi e huaj erdhur nga anë e anës. Ose tha që po na dëmtohet ekonomia. CIla ekonomi? Kjo që nuk na la në vend të parafundit, po na çoi në të fundit për varfërinë? Po pse mo ekonomi pa të rinjtë që ikën do bëjë ky.

Iriqi:-Kuptoj, ke frikë e s’ja thua Ramës. Po mua pse m’i thua?

Koçiu:-Se ti dëgjon gjuhën njerëzore, por nuk e flet. Pra nuk mumd të më spiunosh.

Iriqi:-Tani kur të thërret në zyrë si të drejtohet? Zonja Koçiu, apo…Se ka gjuhë të rëndë ai.

Koçiu:-Di që Kumbaros i thotë, o bibë. Ballukut, shtrigë. Zeqinesë, shushkë.

Iriqi:-Po Spiropalit, e quan Mamicë?

Koçiu:-Ç’Mamicë zeza! E quan, marmitë.

Iriqi:-Pse marmitë?

Koçiu:-Se Elisa vetëm zhurmë di të bëjë, thotë për të. E s’e ka keq. Në shenjë ka qëlluar.