SYRI TV/ Banorët e Baks Rrjollit 33 ditë protestë: Hetoni falsifikimin siç na arrestoni...

Në ditën e 33 të protestës së tyre banorët e Baks Rrjollit kërkojnë zgjidhjen e situatës në tokat e tyre ku po ndërtohet një resort turistik. Banorët kërkojnë lirimin e personave të ndaluar, teksa punimet në zonë nuk kanë ndalur, por kanë vijuar.

Syri TV

Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë me rezistencën e tyre, teksa kanë dalë edhe këtë të martë në protestë duke shënuar ditën e 33 të kundërshtimit të ndërtimit të resorit turistik në pronat e tyre. Banorët theksojnë se janë proceduar penalisht i gjithë fshati, ndërkohë kërkojnë nga prokuroria dhe policia të veprojnë me të njëjtën shpejtësi siç po veprohet me arrestimet edhe me hetimet për falsifikimin e dokumentave dhe lejen e ndërtimit.

Banorët kërkojnë lirimin e personave të ndalur. Ndërkohë nga ana tjetër pavarësisht protestave të banorëve, firma ka avancuar me punimet në zonë.