Barcelona kërkon sonte mrekullinë në Kupën e Mbretit, Simeone bën planin për të neutralizuar Yamal
Nëse Barcelona ka ndonjë shans për ta përmbysur Atletiko Madridin i cili fitoi në ndeshjen e parë 4-0, kjo do të varet kryesisht nga ajo që mund të bëjë një nga lojtarët e tyre të ekipit, Lamine Yamal.
Ai vjen në këtë ndeshje me një ritëm të lartë pas tregolëshit të tij kundër Villarrealit, gjë që e bëri atë lojtarin më të ri në historinë e klubit që e arrin këtë në La Liga.
Pas ndeshjes, lojtari katalanas komentoi se kishte rizbuluar kënaqësinë e të luajturit, diçka që e kishte humbur në javët e fundit.
Në ndeshjen e parë në “Metropolitano”, mbështetja e lojtarëve si Koke, Ruxheri, Lorente dhe të tjerë ishte çelësi për të neutralizuar lojtarin ndërkombëtar spanjoll.
Megjithatë, ky kulm i ri në formë dhe performancë, i nxitur nga motivimi për t’u rikthyer, do të jetë i vështirë për t’u ndaluar. Simeone ka shpjeguar edhe mënyrën se si mund të ndalet Yamal.
Jo duke e markuar drejtpërdrejt, sepse edhe me shumë mbrojtës, anësori shpesh është një ndryshim i madh.
“Ai është një lojtar shumë i mirë individualisht, një lojtar që ndryshon lojën, veçanërisht në të tretën e fundit. Do të duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që na jep në sulm, për të sulmuar në atë anë. Gjithashtu duhet ta detyrojmë atë në pozicionin ku ndihet më i pakëndshëm, që është mbrojtja”, deklaroi trajneri argjentinas.