Turi i ‘Foltores’ ndalet sot në Durrës, Berisha bashkëbisedim të hapur me qytetarët në orën 18:30

Turi i “Foltores” do të zhvillojë ndalesën e radhës këtë të mërkurë në Durrës, në orën 18:30, sipas njoftimit të bërë nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në aktivitet pritet të marrë pjesë kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili do të bashkëbisedojë drejtpërdrejt me qytetarët dhe mbështetësit e zonës. Diskutimi do të përqendrohet te zhvillimet e fundit politike në vend, çështjet që shqetësojnë komunitetin si dhe qëndrimet e opozitës për situatën aktuale.

Takimi do të jetë i hapur, duke u dhënë mundësi qytetarëve të parashtrojnë pyetje dhe të ndajnë shqetësimet e tyre.

“Foltorja” po vijon turin në disa qytete të vendit, në kuadër të takimeve të drejtpërdrejta të kryedemokratit me qytetarët.